Qeveria e kryeministrit grek Alexis Tsipras e mbijetoi votimin për mosbesim dhe me 151 vota “për” mori mbështetjen nga Kuvendi grek.

Siç raportojnë nga AIM, ashtu siç pritej përveç deputetëve nga “Syriza”, për besim të qeverisë votuan katër deputet të pavarur dhe dy nga “Grekët e Pavarur”.

Të gjithë deputetët e partive opozita si “Demokracia e Re”, “Lëvizja për ndryshim”, “Agimi i artë”, “Reka”, Partia komuniste Greke, votuan “kundër”..