Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, në vazhdimësi ndërmerr masa dhe me kapacitet të plotë është duke i kryer obligimet për ballafaqim me zjarret.

Ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ujërave, Ljupço Nikollovski, ndodhet në vendin e tij të punës dhe është i përkushtuar në obligimet e tij dhe në bashkëpunim me të gjitha institucionet përkatëse për shuarjen e zjarreve aktive dhe marrjen e masave të duhura për parandalimin e zjarreve të reja, thuhet në deklaratën e MBPU.

Nga Ministria thonë se bazuar në raportin e fundit të pranuar nga Qendra për Menaxhim me Krizat, konstatohet se pjesa më e madhe e zjarreve tanimë janë shuar.

Trupi koordinues për gjendje krize, anëtar i të cilit është edhe zv.ministri i bujqësisë, Vllaste Dimkoviq, theksojnë se çdo ditë mbahen mbledhje, në të cilat jepen udhëzime dhe urdhëra për ballafaqim me zjarret.
Gjithashtu thanë se ministri Nikollovski ka dhënë urdhër te Inspektoriati shtetëror për pylltari dhe gjueti, si dhe te Policia pyjore, të bëjnë përforcimin e kontrolleve në terren për të parandaluar dhe shmangur zjarret e shkaktuaranga faktori njeri.