Mbretëresha e Britanisë, Elizabeta për herë të parë në shumë vite ka munguar ne meshën e Krishtlindjeve për shkak të një të ftohure, por në mesazhin e saj të festës ajo u ka kujtuar gjithë britanikëve fjalët e shenjtores shqiptare Nënë Tereza.

“Unë shpesh e gjej forcën në takimet me njerëzit e zakonshëm që bëjnë gjëra të jashtëzakonshme: vullnetarët, fqinjët e mirë apo heronjtë e pakënduar,” tha mbretëresha duke shtuar “ata janë një frymëzim për njerëzit që i njohin dhe jetët e tyre mishërojnë një të vërtetë që na e ka thënë Nënë Tereza, shënjtorja Terezë e Kalkutës. Ajo ka thënë: Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por ne mund të bëjnë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.