Mbulojini kamerat e laptopëve për mos t’ju spiunuar!

Drejtori i FBI-së James Comey, ka pranuar se e mbulon kamerën e tij me një shirit dhe ka sugjeruar se të gjithë duhet ta bëjnë të njëjtën gjë.

Bosi i FBI tha se mbulimi fizik i kamerës së laptopit të tij është një gjë e zakonshme dhe një hap që të gjithë duhet ta ndjekin.

“Ka disa gjëra të ndjeshme që do të duhej t’i bënit, dhe kjo është njëra prej tyre”, tha Comey gjatë një konference.

“Nëse shkoni në një zyrë të qeverisë do të shihni se të gjithë kanë gjëra të vogla të kamerave që qëndrojnë në krye të ekranit”, shtoi ai, raporton The Hill.

“Të gjithë kanë nga një kapak që i mbulon ato. Bëjeni këtë kështu që njerëzit që nuk janë të autorizuar për t’ju parë të mos ju shohin. Mendoj se kjo është një gjë e mirë”, citohet të ketë thënë ai.

Edhe CEO i Facebook Mark Zuckerberg ishte zbuluar muaj më parë se e mbulon kamerën e laptopit të tij me një shirit.