Kovid qendra në Klinikën për sëmundje të syve që mbrëmë është mbyllur, ndërsa gjatë ditës së sotme do të transferohen edhe 4 pacientët e mbetur nga Qendra e Klinikës për vesh, hundë dhe fyt dhe me këtë edhe ajo qendër do të mbyllet, kumtoi Ministria e shëndetësisë.

Para disa ditëve u mbyll edhe spitali modular. Kjo bëhet për shkak se po ulet numri i pacientëve të hospitalizuar.

Në 24 orët e fundit në kovid qendrat në Shkup janë hospitalizuar 30 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga virusi korona.

Gjithsej 283 persona të dyshuar dhe të konfirmuar me Kovid-19 kurohen në Repartet infektive në kryeqytet.

Në 24 orët e fundit në klinikat interne ka pasur 14 pranime. Sipas informacioneve të fundit, deri në mëngjes ka pasur 163 shtretër të lirë në kovid qendrat e Shkupit.

Përndryshe në kovid qendrat në gjithë vendin po mjekohen 620 pacientë./TV21