Në Qendrën Kulturore në Dibër të shtunen  në mbrëmje u bë mbyllja e edicionit të 15-të të teatrit shqiptar në Maqedoni,ku në gjashtë ditët e fundit janë treguar gjashtë shfaqje teatrale me performancë nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.

Si shfaqje teatrale më të mirë juria e zgjodhi teatrin nga Gjilani, Kosova, “qira jetës” autori  Refet Abazi, drejtuar nga Ekrem Sopi.

Në fesativali që u ndoq, nga dibranët si  dhe dashamirët e artit dramatik nga Struga, Gostivari , Tetova dhe Kumanova, juria si aktorin më të mirë  deklaroi aktorin e njohur nga Kosova Enver Petrovcin në dramën , realizuar nga Teatri Kombëtar i Prishtinës, ndërsa si aktore më e mirë u zgjodh Majlinda  Kosumoviqi në  dramë “një burrë në mesin e grave.”

Çmimi për regjisorin më të mirë shkoi për Qazmedin Nuredini pë shfaqjen “Baliturk” realizuar nga Teatri Kombëtar në Prishtinë.

Drejtori i festivalit Ylber Nuredini gjatë natës së mbylljes theksoi se festivali, i cili është financuar nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë dhe Dibrës, duhet të institucionalizohet. Festivalin e përfundoi Kryetari i Këshillit të Dibrës, Bashkim Mashkuli, i cili gjithashtu vuri në dukje se ky festival ka një rëndësi të madhe për Dibrën dhe kulturën shqiptare në përgjithësi.