Tallja me shqiptarët është bë hobi kryesor i funksionarëve të BDI-së. Dy ditë pasi ministri i drejtësisë Adnan Jashari e quajti të parëndësishëm dënimin me burg të përjetshëm të gjashtë shqiptarëve nga Gjykata e Apelit (konfirmim i vendimit të Gjykatës Themelore), sot kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi është tallur duke sjellë vendim që të mbyllen shkollat për shkak të ajrit të ndotur. Nëse tallja e Adnan Jasharit mund të kuptohet, sepse ai nuk gjendet në burg, e as ndonjë vëlla, ose familjar i tij, është e pakuptueshme se pse me shqiptarët tenton të tallet kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, e cila e thith të njëjtin ajër që e thithin krejt tetovarët.

Znj. Arifi, nëse e keni qëllimin të talleni me shqiptarët ne nuk ndërhyjmë në atë punë, mirëpo nuk jemi budallenj të mos e dimë se ajri nuk është i ndotur vetëm në shkollat e Tetovës, por edhe në shtëpitë dhe banesat ku jetojnë nxënësit dhe në gjithë vendet e qytetit ku ata jetojnë. Rrjedhimisht, nëse nuk shkojnë në shkollë, nuk do të thotë se nxënësit do të thithin ajër të pastër. Bojkoti i mësimit ishte mënyrë për të shprehur revoltën ndaj pafuqisë suaj për të mbyllur “Jugohromin”, e nuk paraqet zgjidhje për ajrin e ndotur.

Nëse jeni naive, ose budalle siç thotë populli,  (që sinqerisht nuk besojmë), dhe nuk e dini, ne do të ju tregojmë se zgjidhja për ajrin e ndotur nuk është mbyllja e shkollave, por është mbyllja e Jugohromit. Madje, madje, jo mbyllja e “Jugohromit”, por detyrimi që kjo fabrikë të respektojë standardet ligjore ekologjike që vlejnë për të gjitha fabrikat në Maqedoni.

Me vendimin për mbylljen e shkollave ju keni ndërmarrë një , që të mos dalin në numër më të madh në protestë. Prapavija e këtij hapi tuaj populist është që protesta të mos ketë asnjë efekt dhe “Jugohromi” të vazhdojë të punojë dhe të helmojë pa pengesa tetovarët dhe Pollogun edhe në të ardhmen. Sidoqoftë të premten do ta shohim se kush është budalla e kush nuk është. (lajmpress)

teuta