Shkrruan:Qenan Aliu

 

Miq të dashur,,
Sot në detaje kam analizuar përmbajtjen e protokolit të fundit të Marëveshjes së Përzhinos, e firmosur nga përfaqësuesit e katër partive politike si dhe nga ambasadori i SHBA-së dhe përfaqësuesi i BE-së në Shkup.
Në këtë shtojcë të marëveshjes, nuk ka precizime të detajuara për disa çështje që ishin kontensuese nga dy dështimet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme,pra lista e përgjithëshme zgjedhore, çështja e mediave dhe ajo më kryesorja ndarja e partisë nga shteti .
Të vetmit mesazhe që jepen me këtë protokoll, ka të bëjë ajo për Prkurorinë e Përgjithëshme SPECIALE të cilës politikisht gjoja i jepet përkrahje për vazhdimin e punës së saj, por nuk parashihet konstituimi i digastereve speciale për trupat gjykues të cilat do të procedonin lëndët e ngritura nga PS. Pa këta trupa procesi për drejtësinë nuk mundë të ecë përpara me strukturat e gjykatësve të instaluar nga pushteti kriminal në bazë të përkatësisë militariste partiake dhe në bazë të lidhjeve nepotiste dhe klanore.
Madje mesazhi tjetër kishte të bëjë me ate që Gjykatës Kushtetuese në një farë forme i rekomandohet që inicijativën për PS ta shqyrtojë sa më shpejtë dhe nëse evenetualishtë gjykata abrogon ligjin apo anulon pjesë të sajë, parlamenti obligohet që në afat prej 5 ditësh ta konstituojë zyrën e PS konform vendimit eventual të Gjykatës Kushtetuese.
Dhe kurë jemi te floskula e përfaqësuesit të BDI-së në këto bisedime pra RTVM-Redaksia në gjuhën shqipe ;- nëse krye redaktorin në këtë servis publik do ta propozojë opozita, atëherë kush do ta propozojë kryeredaktorin në redaksinë në gjuhën shqipe në këtë servis publik, opozita apo Bdi-ja ?! Ky servis në gjuhën shqipe ka filluar të punojë që nga viti 1948 por me pak minutazhë, ajo tani funksionon me 16 orë në redaksi të posaçme, bota z. Grubi nuk fillon me ju, dikush ka kontribuar për këtë, pra ju pas një kryengritje dhe pas një dekade e gjysëm pas saj, mundet të bëni që të ketë plus edhe 8 orë që të bëhen 24. Edhe për këtë do tu paraqiten probleme dhe opstrukcione finansiare nga qeveria ku merni pjesë. Fundja tet orëshi do të jetë emision nate, sido që të jetë kjo edhe na takon që moti sepse bashkërishtë paguajmë taksën radiodifuzive dhe se kemi të gjitha kapacitetet si pjes e kombit.
Mirëpo, kjo mënyrë e qasjes , padyshim se do të sjellë komplikime tjera nga vetë pushteti, kuptohet me qëllim që gjërat të komlikohen sa më shumë dhe çështjet të stërzgjaten në pakufi. Krejtë kjo që të pengohet funksionimi i drejtësisë që keqbërësit të mos përgjigjen para drejtësisë.
Dëshirojë, punët të rrjedhin mirë, por personalisht shprehi skepticizëm të thellë se procesi do të vajë pa truqe dhe opstrukcione nga ana e këtij establishmenti pushtetarësh. Por nuk shprehi skepticizëm se komuniteti ndërkombëtarë nuk do të shkojë deri në fund që shpërdoruesit të përgjigjen dhe drejtësia të funksionojë.
Megjithëatë, këta hajdutë si duket si ndërmjetësues ju duhet një diplomat energjik i tipi të DONALD LU ambasadorit amerikan në Shqipëri , i cili çfaqi energjinë e pashoq për të ndërmjetësuar dy vite pa ndërprerë që Shqipëria të ketë Pakon e ligjeve për Rreforma në Drejtësi .
Aktualisht bazuar në këtë dhe në analizat sistemore të rrjedhës deri më tani si dhe kulturës së protagonistëve mendoj se me 11 DHJETORRË NUK DO TË KETË ZGJEDHJE, dhe për këtë kontributorë perfid përsëri do të jenë VMRO-BDI . Ky interval kohorë është diskutabil, por dështimi eventual edhe i kësaj date mund të jetë shkas që faktori ndërkombëtarë të propozojë draftin e ri të një pakoje deri në mbajtjen e zgjedhjeve të cilën politikanët hajdutë do të detyroheshin ta miratojnë pavarësishtë se çka dëshirojnë dhe si mendojnë ato.
Zgjidhja politike në këtë vendë do të fillojë , vetëm atëherë kurë do të ketë epilogje gjyqësore për abuzuesit me pushtetin, ndërsa kriza ekonomike dhe sociale vendin do ta ngërthejë edhe pas zgjedhjeve.

©fol.mk