Pas një periudhe të gjatë kohore, shteti i Kosovës sot është njohur nga Republika e Surinamit. Lajmin e ka konfirmuar ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxha.

“Faleminderit presidentit Dési Bouterse të cilin pata kënaqësi ta takoj javën që shkoi në Gajana dhe qeverisë të këtij vendi”,  deklaroi diplomati kosovar.

Suriname është shtet në Amerikën Jugore dhe, sipas statistikave të Bankës Botërore, ka një popullatë prej mbi gjysmë milioni banorësh.