Seanca e re gjyqësore për lëndën e PSP-së ‘Dhuna në Qendër’ që sot duhej të mbahet në Gjykatën Penale është shtyrë. Data për mbajtjen e seancës së re do të caktohet plotësisht, përcjell Fol.

AIM bën të ditur se në seancën e mëhershme Tomisllav Llazarov dhe Jordan Ristevski e pranuan fajin. Përveç Gruevskit, të akuzuar janë edhe ish-funksionari Mile Janakieski dhe deputetja e tanishme e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova.

Ata akuzohen nga PSP-ja për nxitje të dhunës në protestat para komunës Qendër në qershor të vitit 2013. Përgjimet janë lejuar që të përdoren si dëshmi për këtë lëndë. /Fol/