imageKush paska nevojë me kësisoj gjykatash për një postim në ,,FB,, format të sanksionoj publicistin Nijazi Muhamedi. Kujt iu duheshkan 5000 Euro dëmshpërblim nga gazetari Nijazi Muhamedi.Kush paska vendos këtij publicisti tia mer e edhe qilimin në shtëpin e tijë ku ai thuaja vetëm atë copë e mban nën këmbët e tijë kur shkruan për ate që ai me të vërtetë e dijnë më mirë se shumkushë nga ne.

Ata që duan ti marin dëshpërblim publicistit Nijazi Muhamedi, dijeni se ata i kanë borxh atij dhe jo 5000 euro po pesë miljardë euro.
Nijazi Muhamedi shumë vite më parë shkruajti publikisht me analiza të thukta se çka mundë të na gjejë neve shqiptarëve në Maqedoni me politikbërje të katandisur deri në pakuptim.A e dinë këta që kanë nevojë për pesëmi eurot nga ky intelektual i varfur për nga benzat , villat,pesëkatshet por i pasur për nga shpiri dhe dija se sa hotizont të dijes ka Nijazi Muhamedi. Ai ndoshta nuk munt të ta thotë me gojë ate që mundë ta shruaj me pendë.

Si është e mundur të qenka dëmtuar ndonjë farë kariere politike e ndonjë politikani të mëhallës apo të ishte i dëmtuar shpirtërisht nga një qasje pes rreshtash në ,,fb,, në profilin privat të publicistit.Publicistin Nijazi Muhamedi, nuk do të kërkonte ta sanksiononte për ndonjë frustrim emocianal ndoshta me të drejtë, as po të ishte gjallë edhe Anjshtajni, bile edhe ky do ta kishte vlerësuar këtë intelektual të varfur.

Nëse mund eventualisht të gabojnë edhe të më pyesin këta të bandave politike se pse ky publicisti Nijazi Muhamedi mbase qenka mjaft i ditur , e pse nuk paska para e nuk qenka i pasur ? Atyre unë ju përgjigjem: Po ju që keni para e që jeni të pasur , po më thuani pse nuk keni mend ?!

Miq të dashur, jam i mendimit se me këtë regjim po që se vazhdohet të stresohet dhe të shantazohet psigjikisht ky publicist , atëherë ata së pari atakojnë Maqedoninë Shqiptare.

Qenan Aliu

 

Shkrimi është shkruar enkas për Fol.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Fol.mk dhe autori, sipas marëveshjes ndërmjet tyre.