Shkruan Flakron Bexheti

Ky sllogan parazgjedhor po bëhet gjithnjë e më i dashur jo vetëm në mesin e Aleancës për Shqiptarët por gjithandej.

Është pikërish reflektim dhe pasqyrim i veprimit politik të Aleancës për Shqiptarët, strukturave politike dhe rrugëtimit politik të liderit të ASH. Ziadin Selës.

Ky sllogan gjithsesi se e prezenton edhe imazhin e një aktivisti të rëndomtë duke e bërë ate pjesë të dijes dhe guximit.

Në rast se slloganet e partive tjera politike shqiptare nëpërmjet këngëtarëve të ndryshëm depërtojnë tek qytetari, si tingull ose refren, Sllogani Me Dije dhe Guxim, është i ndërtuar nga një histori e veprimit politik, plot sakrifica, sfida, goditje nga kundërshtarët e shumtë politik. Këta dy fjalë sado të thjeshta te dukën janë po aq veshtira për ti bërë te besueshme dhe të qëndrueshme.

Fillimi i dikurshëm ne krijimi e celulave të para të Aleancës për Shqiptarët dikur LR PDSH, gjithsesi se u bë me Dije dhe Guxim.

Iniciativa e Liderit Ziadin Sela për unifikimin e spektrit politik shqiptarë që rezulltoi me një deklaratë të përbashkët gjithsesi u realizua me Dije dhe Guxim.

Akti më i vështirë i kthesës politike, shpërbërjen e regjimit VMRO-BDI dhe roli i pathyeshēmëm
I Aleancës për Shqiptarët që kulmoji më 27 Prill, me ngjarjen më të dhimbshme ne historinë e Maqedonise dhe rajonit, tentimi per eliminim politik dhe fizik te Ziadin Selës u bë me Guxim edhe ate me shumë guxim, por edhe me dije dhe vetëdije duke qenë të vetëdishëm se ajo thyerje e nje regjimi mbi nje dekatë do ketë cmimin e shtrejtë dhe dikush do e paguante ate.

Votimi i Kryetarit të Parlamentit shqiptar gjithashtu u bë me Dije dhe Guxim.

Po ndrimi i tabelave ne Qendren Klinike në Shkup, dhe vendosja edhe në gjuhën shqipe u bë poashtu me Dije dhe Guxim. Edhe pse ne atë Ministri dikur plot 4vite kishte udhëhequr nje ministër Shqiptar i BDI edhe ai kur skishte patur Dije dhe Guxim ta bëj ate për 4 vite që e bëri Arbeni vetëm për më pak se tre muaj.

Me dije dhe guxim, në cdo paraqitje publike, lideri i partisë, zëdhënësi i saj dhe çdo zyrtar partiak, në cdo paraqitje mediale, e ka thënë se në qoftëse Ligji i gjuhës Shqipe nuk hyn ne procedure te inplementimit në 100 ditëshin e parë në do ta lishojmë qeverinë, dhe kjo po ndodh.

Me dije dhe guxim vendosëm bashkarisht që Ziadin Selën ta kandidojmë në Struge dhe Arben Taravarin në Gostivar, duke dhënë shembull se betejat politike nuk fitohen as nga karrigja e deputetit e as nga ajo e ministrit, por duhet përveshur krahët për të legjitimuar dhe rritur forcën tonë politike, që do thot edhe rritje e fuqisë sonë politike për nje të ardhme NDRYSHE për shqiptarët.

Me Dije dhe Guxim, i gjetëm bashkarrisht kandidatët më të mirë në rradhët e Aleancës për Shqiptarët, njerëz më të pastër, profesionist dhe te dashur në mjediset e tyre. Me dije dhe guxim ata po shkëlqejnë në debatet politike. Krijuam për një kohë të shkurter një gjenerate te rinj politikanësh të pjekur kombëtarisht që do din si ta ruajnë dhe kultivojnë indin tonë të përbashkët kombëtar që arriti të jetojë dhe mbijetoj me shekuj.

Me dije dhe guxim, nuk është vetëm sllogani ynë por ështe identifikimi ku ne te gjithë qe jeni pjese e këtij subjekti, dhe gjithë shqiptarët e gjejne vehten pikërisht te këto dy fjalë të bukura shqipe qe të bëjnë krenar dhe jo vetëm.