Heshtjen që e ka kapluar skenën politike dy ditët e fundit i ka dhënë fund kandidati për deputet nga Vetëvendosja Gazmend Islami.

Ai në një postim në Facebook ka paralajmëruar se marrëveshja VV-LDK është gati të arrihet madje ka shkruar “Më në fund po vjen Qeveria Kurti”.

Kujtojmë se në raportimet e sotme është lajmi se Albin Kurti i ka dërguar ofertë mbrëmë Isa Mustafës i cili pritet ta shqyrtojë atë ndonëse nuk ka raportime zyrtare.