Këngëtarja e njohur Bleona Qereti herë pas here poston foto provokuese në rrjete sociale.

Por ditën e sotme ajo ka bërë një postim të çuditshëm:

“Më nënvlerësoni…do të jetë shumë qejf; duke mbajtur shënime,”-shkruan këngëtarja përbri një fotoje ku duket se po pi kafe.

Duket se Bleona ia dedikon dikujt këto fjalë. Mesa duket dikush e ka mërzitur këngëtaren duke mos e vlerësuar sa duhet.