Gjatë takimit të sontëm në Komunen e Zhelinë me banorët, krerët e BDI-së thanë se gjatë 4 viteve të ardhëshme do të realizohen edhe shumë investime kapitale në viset e të banuara me shqiptar dhe me këtë do të hapen shumë vende të reja të punës.

Shefi i Shtabit Zgjedhor Bekim Neziri tha se BDI është parti që nuk njeh humbje që nga viti 2002 në krye me liderin Ali Ameti.

Bekim Neziri, Shef i Shtabit Qëndror Zgjedhor

“Ne do të kemi 1 votë më tepër se sa në zgjedhjet e vitit 2014. Pse ne themi kështu? Ka shumë komponente për të qenë parti serioze. E para është struktura e një subjekti politik. Kështu siç jemi në Zhelinë, BDI ka të njëjta edhe 33 degë në nivel republikan, këtu prezent kemi 500 aktivistë, nëse i bëjmë bashkë ata janë 15 mijë aktivistë aktivë. E dyta është se për të fituar zgjedhjet, duhet të kesh program zgjedhor, gjë kjo që u mungon partive opozitare. BDI në këto zgjedhje të parakohëshme ka programin e saj zgjedhor i cili përfshin barazi ekonomike, parime që dalin nga NATO dhe BE, ne në mënyrë sistematike po bëjmë hapjen e vendeve të reja të punës. Komponenti i tretë dhe i rëndësishëm, që nuk duhet tejkaluar, është që të kemi një lider siç është Ali Ahmeti.”