Me shpëtimin e Trajko Veljanovskit BDI shpëtoi edhe Ejupin, thonë burime partike. Sipas tyre, ekziston marrëveshje e fshehtë mes dy partive, për të mbrojtur deputetët e njëra tjetrës që dyshohen nga gjykatat.

“Me shpëtimin e imunitetit të Trajo Veljanovskit, BDI shpëtoi edhe imunitetin e Ejupit”, kanë thënë këto burime.

Burimet tona nuk kanë treguar se për cilin Ejup bëhet fjalë. Mirëpo analistët që kemi konsultuar thonë se bëhet fjalë për Ejup Halimin, i cili është i dyshuar për malverzime zgjedhore.

“Së shpejti pritet të vijë në rend dite edhe kërkesa për marrjen e imunitetit të deputetit të BDI-së, Ejup Halimi. Siç shpëtuan Trajkop Veljanovskin, do ta shpëtojnë edhe Ejup Halimin”, kanë thënë analistët që i kemi konsultuar./GazetaLajm/