Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se Kuvendi dje është dashur të ndjek praktikën e deritanishme në lidhje me vendosen për marrjen e imunitetit të deputetit Trajko Veljanovski.

Me këtë, tha ai, do të dëshmohej se të gjithë deputetët janë të njejtë dhe do t’i jepej mundësi gjykatës të vendos.

“Procedurat dhe rregullat duhet të vlejnë për secilin deputet në mënyrë të barabartë, pa dallim nëse bëhet fjalë për ish kryetar të parlamentit ose jo. Sepse duam që qytetarëve tu dërgojmë porosi se të gjithë janë të barabartë para ligjit.

Është punë e organeve të drejtësisë, por Kuvendi si edhe deri më tani, në praktikë duhet ta kalojë praktikën e tanishme. Shprehim pakënaqësi të madhe dhe revolt, detajet nëpërmjet deklaratës së tij, do t’i jep koordinatori i grupit parlamentar”, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev, raporton SHENJA.