Më shumë shi deri në orën tetë të mëngjesit të sotëm ka rënë në Demir Kapi ku janë regjistruar 59 litra ujë nga shiu në metër katrorë si dhe në Petrovec të Shkupit – 54 litra dhe në Ohër – 50 litra, Pas tyre, sipas matjeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike në 24 orët e fundit, vijojnë Pozharani me 41, Prilepi me 37, Manastiri dhe Shtipi me 33, Gjurishta me 29, Topollçani dhe Krusheva me 27, Kriva pallanka me 26. Në Tetovë dhe Pretor kanë rënë nga 25 litra në metër katrorë, 24 në Kumanovë, 22 në Dibër, 15 në Dojran, 11 në Vinicë, 10 në Gjevgjeli, nëntë në Strumicë dhe katër në Berovë.

DPHM për sot paralajmëron kryesisht mot me vranësira dhe reshje të shpeshta të shiut. Do të ketë zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme lokale me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. Gjatë ditës, si dhe gjatë natës sërish priten reshje të mëdha të shiut, vende-vende mbi 35 litra në metër katrorë. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 23 deri në 29 gradë.

Në Shkup do të ketë mot kryesisht me vranësira dhe me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa pasdite pritet mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura maksimale do të arrijë deri 25 gradë Celsius.