Me vendim të Qeverisë sot janë anuluar 20 vendime për sistemime dhe urdhra për kryerjen e detyrave të punës në Ministrinë e Punëve të Brendshme të miratuara nga 11 qershori deri më 24 korrik të vitit 2020, me të cilët punonjësit do të kthehen në vende paraprake të punës në të cilët kanë qenë të sistemuar.

Në seancën e sotme, Qeveria pranoi kërkesën e ministrit të Punëve të Brendshme Agim Nuhiu, për anulimin e vendimeve për sistemim dhe urdhrat për kryerjen e detyrave të punës të miratuara nga ministri paraprak Naqe Çulev sepse, siç thuhet në kumtesën e Sektorit qeveritar për marrëdhënie me publikun, janë miratuar në kundërshtim me Ligjin e Qeverisë dhe aktet nënligjore në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe nenet 106, 107 dhe 154 të Ligjit për punë të brendshme dhe nenet 36, 37, dhe 38 të Marrëveshjes kolektive të Ministrisë së Brendshme.