Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme e ka shqyrtuar dhe miratuar Informatën për kontributin e RMV-së në Fondin e mirëbesimit në NATO për përballje me pandeminë Kovid-19.

Siç ka bërë të ditur Pres shërbimi qeveritar, Qeveria e ka angazhuar Ministrinë e Financave konform mundësive të ndajë mjete financiare nga Buxheti i RMV-së për vitin 2020 për pjesëmarrje në Fondin e mirëbesimit të NATO-s si shprehje të përkushtimit të Qeverisë së RMV-së të kontribuojë në përpjekjet e përbashkëta të Aleancës në përballje me pandeminë e Kovid-19.