Mediat serbe shkruajnë se aktualisht Bashkimi Europian po i bëm presion Beogradit që të shkëpusë lidhjet me Moskën. Por njëkohësisht Brukseli pret më shumë nga dialogu i brendshëm në Serbi për Kosovën.

Bashkimi Evropain duke nisur që nga muaji shtator do të jetë më këmbëngulës ndaj Serbisë. Kështu shkruan agjencia serbe e lajmeve “Novostionline”, e cila thekson se disa vende të BE-së ushtrojnë presion që të diskutohet reth kapitullit 31 që merret me politikën e jashtme, të sigurisë e të mbrojtjes e që ka të bëjë kryesisht me marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë. Mediat kosovare që raportojnë këtë shkrim shtojnë se në krye të këtij grupimi janë Polonia dhe Estonia e cila mban presidencën e BE-së deri në fund të këtij viti.
Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia këmbëngulin që Beogradi të ndahet sa më shpejt nga Moska në këto fusha, duke kushtëzuar Serbinë me procesin e negociatave për anëtarësim.
Sa i përket Kosovës, Brukseli kërkon lëvizje të reja me qëllim normalizimin e marrëdhënieve dhe BE pret shumë nga dialogu i brendshëm në Serbi për Kosovën.