Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka bërë të ditur se do të takojë këtë javë presidentët e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç.

Por njëra nga figurat kryesore të dialogut me Serbinë Ministrja në detyrë për Dialog Edita Tahiri ende nuk e di nëse do të jetë pjesë e ekipit të Presidentit Hashim Thaçi. E pyetur nga Albeu.com ajo ka thënë se për këtë takim duhet t’i drejtohemi Bashkimit Evropian (BE) duke lënë të kuptohet se BE e përzgjedh edhe stafin e Kosovës në dialogun me Serbinë ?!

Por njëra nga ikonat e dialogut me Serbinë, Tahiri ende nuk di edhe për fatin e saj nëse do të jetë pjesë e dialogut me Serbinë në qeverinë e ardhshme dhe nuk ka dhënë përgjigje nëse do të vazhdojë punën Ministria për Dialog. Ajo ka thënë se po pret formimin e qeverisë.

Edita Tahiri edhe pse është pjesë e koalicionit fitues PAN, dialogu që ajo ka qenë pjesë vazhdimisht është kritikuar nga kandidati për kryeministër i këtij koalicioni Ramush Haradinaj. Ndërkaq një nga emrat që flitet se do t’i bashkohet PAN-it Behgjet Pacolli është shprehur se kërkon reduktimin e ministrive në Kosovë.

Tashmë dilogu Kosovë Serbi ka kaluar në nivel presidentësh dhë më datën 31 gusht presidentët e të dyja vendeve do të takohen për të arritur marrëveshje të reja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.