Kohëve të fundit shumë themelues, anëtarë dhe aktivist të Aleancës për Shqiptarët kanë ngritur zërin kundër rikandidimit të Ziadin Selës për kryetarë të kësaj partie në vigjilje të kongresit.

Ajo që mund të vërehet qartë është se mediumet e kontrolluara nga BDI dhe Artan Grubi aspak nuk e shfrytëzojnë këtë mendim ndryshe për të bërë propagandë. Pse?!

Nga ana tjetër për çdo gjysëm lajmë i cili do ta zbehte imazhin e Aleancës për Shqiptarët si parti, por edhe të eksponentëve të saj të suksesshëm dhe fitues, mediumet e kontrolluara nga BDI dhe Artan Grubi bëjnë senzacione dhe godasin fuqishëm Aleancën për Shqiptarët, por jo edhe kreun e saj Ziadin Selën.

A do të thotë kjo që këto mediume kanë udhëzime nga BDI dhe Artan Grubi që të mbrohet Ziadin Sela duke mos bërë as lajme pro tij (sepse do ishte ashiqare), as lajmet kundër ti që sa do pak ta amortizojnë pakënaqësinë e anëtarësisë së ASH-së rreth rikandidimit antistatutar të z. Sela.

Nga ana tjetër portalet e pavarura të cilat vlerësojnë mendimin e lirë, goditen ashpër dhe me fjalorë banal nga mbështetësit e Selës, të cilët ngajnë me fjalorin e ultrasve të PDSH-së kur vetë Sela kërkonte largimin e Menduh Thaçit pas humbjeve të njëpasnjëshme të tij, gjë që sot e kërkojnë anëtarësia e ASH-së pas humbjeve të njëpasnjëshme të Ziadin Selës dhe diktatit të tij në disa degë i cili ishte vetëvrasës në zgjedhjet e fundit lokale.fol/mk