Në vazhdën e aktiviteteve parazgjedhore, Shtabi i Degës së Partisë Demokratike Shqiptare – Strugë, sot (24.09.2016) realizoi takim me strukturat e degës. Në këtë takim ishte prezent edhe Kryetari i PDSH-së z. Menduh Thaçi.
Këtij takimi i kanë paraprirë dy takime paraprake, takimi i Shtabit qendror dhe takimi i Shtabit zonal.
Në takim, mes të tjerash, u diskutua për çështje taktiko-politike për zgjedhjet parlamentare të cilat pritet që të mbahen më 11 dhjetor 2016.
Pas këtij takimi do të vijojnë aktivitete të tjera me qytetarë në vendbanimet e qytetit të Strugës.
Shtabi i Degës së Partisë Demokratike Shqiptare,
24.09.2016 Strugë