Kryetari i LR-PDSH Ziadin Sela dje në Haraçinë gjatë formimit të shtabit zgjedhor të Haraçinës foli edhe për bashkëpunimin opozitar . Ai në lidhje me këtë   tha: “Nuk kam  përgjigje tjetër sa i përket bashkëpunimit opozitar përpos se të them Po. Ne jemi për bashkëpunim opozitar dhe çdo herë që me bëhet kjo pyetje unë çdo herë do të them të njejtën përgjigje.” u shpreh z. Sela. Ne mbledhjet e kryesisë qendrore i mbajmë të hapura dhe kush dëshiron nga jashtë që nuk është pjesë e kryesisë qendrore të LR-PDSH mund të marrë pjesë në mbledhje dhe të vërtetohet vetë se askush nga ne qoftë nga kryesia qendrore apo kryesitë të degëve nuk jemi kundër bashkëpunimit opozitar përkundrazi ne të gjithë kemi qenë dhe jemi pro këtij bashkëpunimi . Ne duam që shqiptarët ti trajtojmë në mënyrë të barabartë prandaj të tjerëve ju kemi ofruar ndarje të barabartë në përfaqësim që të gjithë  ndjehemi të barabartë, u shpreh z Ziadin Sela për më tepër ndiqeni videon:

© fol.mk