RENNtech, kompania për modifikimin e makinave së fundmi ka një projekt të veccantë për gjeneratën aktuale të Mercedes E-Class për versionin sportiv E63 AMG.

RENNtech ofron paketë përversionin karavan dhe limuzinë të modelit E63 AMG. Kjo paketë përfshin aerodinamikën nga fibra të karbonit, gjegjësisht spoileri i përparmë, difuzeri i pasmë, spoileri mbi bagazh te versioni limuzinë, si dhe spoiler mbi çati te versioni karavan.

Pjesë tjetër e modifikimit në këtë paketë do të jetë dhe sistemi sportiv i shkarkimit të gazrave, set të rrotave Vossen ose ADV.1, si dhe përforcimin e motorit V8 në 638 ose 669 kuaj fuqi. 

mbmb1mb3