arb sefDebati  me Rininë  e Gostivarit  në organizim  të Aleancës për Shqiptarët ditën e shtunë , si duket  nuk u prit mirë nga  Kordinatori i  Këshillit të Rinisë  të BDI-së nga Gostivari, Sefer Selimi. Ai për arsye të panjohura, mbase edhe nga xhelozia, ose  frika e fiaskos që do të pësoj BDI-ja në Gostivar, u mundua sadopak të kontribuoj  që ta zbeh performancën e Aleancës dhe njëherit të bëhet pjesë e fushatës parazgjedhore të cilën BDI-ja e ka filluar prej disa muajve, andaj në një prononciim  në  rrjetin e fejsbukut shënoi:

Tek po i shoh Aleancën e Partive opozitare jashtëparlamentare që i paska kapur entuziazmi nga organizimi i një tribune me të rinjtë nuk mundem të qëndroj indiferent dhe të mos Ju rikujtoj disa fakte të vogla por që tregojnë një dallim të madh. 
Së pari më duhet ti përshëndes dhe ti përgëzoj që përfundimisht u kujtuan se paskemi rini edhe pse fatkeqësisht, pikërisht para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, gjë që më bind se qëllimi i tyre është i thjeshtë, (keq)përdorimi për efekt të kampanjës. 
Së dyti, të dy partitë e kësaj Aleance – njëra ka pushtetin lokal në Strugë dhe tjetra e pati për katër vite në Gostivar, po Ju shtroj pyetjen e thjeshtë : Ç’po bën njëra parti për të rinjtë në Komunën e tyre dhe ç’bëri tjetra për 4 vite sa e pati pushtetin në Gostivar ? Thjeshtë: ASGJË! Vetëm demagogji politike pa as edhe një veprim konkret…! Njëra që është në pushtet tani ka harruar që edhe në qytetin e tyre kanë të rinj ndërsa tjera pasi i keqpërdori gjatë kampanjës së 2009-tës i hodhi si një leckë e pavlerë jashtë institucioneve me të cilat menaxhonte.
Së treti, pak shpresë… Së fundi qenkan kujtuar se pushteti nuk mund të merret me përbaltje dhe akuza përmes çdo forme dhe mundësie ndaj një partie por me alternativë qeverisëse përmes projekteve dhe politikave për përmirësimin e jetës së qytetarëve, andaj hapin e parë më duket që e paskan bërë ndërsa për të arritur deri tek pushteti kanë ende edhe shumë punë.

sefer selimi

Ndërkaq i  menjëhershëm  ishte edhe kundërpërgjigja nga Aleanca, ku  sekretari gjeneral i LR- PDSH-së z. Arben Taravari, duke i dëshiruar gjumë të qetë shtoi:

” Po lexoja disa fakte të dhëna nga burime partiako-virtuale se çfarë ka bërë Komuna e Gostivarit për të rinjtë!
Sa mirë! Lum rinia gostivarase! Mirëpo keni parë ju mbrëm aty në Takimin tonë me rininë e Gostivarit kishte një numër të madh të rinjsh që janë fare të pakënaqur nga pushteti aktual! Ju keni fakte verbale kurse ne kemi fakte Humane!
Po fjala juaj në vesh të Zotit! Qoftë ashtu si thoni ju! Atëherë do marrim ata 600 e kusur të rinj që ishin mbrëmë me ne dhe do iu themi: ju jeni të gjithë xhelozë e ambiciozë sepse në Gostivar është kaq mirë jeta e të rinjve! Ju ka terrur sytë inati dhe nuk doni të shihni! Jeni qorruar rini e Gostivarit!
Dëgjoni, se unë nuk kam moshë të merrem me këto akuzat qesharake “xhelozia” dhe “urrejtja”, këto janë cilësi që prezentohen tek disa adolishentë që marrim më shumë përgjegjësi se sa që duhet!
Unë edhe besoj që çdo një anëtar i Aleancës për Shqiptarët duam çdo shqiptar e çdo të ri me gjithë forcën e personalitetit tonë!
Puna si mjek më ka mësuar që jeta është shumë e shkurtër dhe duhet shfrytëzuar për vepra të mira! Nuk gjej për momentin vepër më të mirë se sa të ndihmojë për të rregulluar kushtet e jetës së fëmijve, të rinjve e çdo grupmoshe tjetër!
Dhe për fund, ne nuk jemi ato që themi por jemi ato që bëjmë! Drejtësia ndodh që ndonjëherë të jetë e drejtë, qoftë kjo hera jonë!
Paçi gjum të qetë”

arben taravari