Kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh sot se ndihej “shumë krenare” nga reagimi “i qetë” i një numri të madh i shtetasve gjermanë pas sulmit me kamion që goditi Berlinin të hënën në mbrëmje.

“Jam ndjerë mjaft krenare ditët e fundit ku një numër i madh personash kanë reagur ndaj situatës”, u shpreh Merkel gjatë një takimi me grupin e hetimit përgjegjës për gjetjen e të dyshuarit kryesor, një shtetasi tunizian 24 vjeçar, i sulmit që shkaktoi 12 të vdekur në një treg Krishtlindjesh.