Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, është futur në vetizolim pas kontaktit me një mjek i cili ishte pozitiv me koronavirus.

Merkel kishte shkuar për t’i kryer analizat për koronavirusin.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Kanzleramt Steffen Seibert, njofton Bild.de.

Kancelarja kishte njoftuar për këtë hap, të dielën kur edhe njoftoi për masat e reja që Gjermania do t’i ndërmerr për të parandaluar rrezikun e mospërhapjes së Covid-19.

Merkel ka njoftuar se angazhimin e saj do ta vazhdoj nga shtëpia.