Kryetari I Komunës së Strugës, Ramiz Merko, në një deklaratë për Klan Maqedoni, tha se zjarri që shpërtheu në rajonin e Strugës është lokalizuar dhe se nuk ka asnjë rrezik për shtëpitë dhe pronat.

“Shqetësime nuk duhet të ketë. Ka qenë një zjarr në pjesën e epërme mbi Gurin e Drerit dhe ekipet si të zjarrfikësve poashtu edhe të Pyjeve të Maqedonisë kanë qenë në terren edhe dje edhe sot. Vazhdojnë të jenë në terren për cdo rast të kontrollojnë që të mos përhapet zjarri. Zjarri është lokalizuar që ditën e djeshme dhe nuk ka rrezik në pjesën ku janë uikend-shtëpizat dhe mendoj se për kohë të shkurtër do të shuhet në tërësi” – tha për Klan Maqedoni, Ramiz Merko.

Mediat kishin raportuar se janë rrezikuar edhe shtëpi në lokalitetin ku ka rënë zjarri, por kreu I Komunës së Strugës thotë një rrezik I këtillë nuk ekziston.

“Nuk ka kurfarë shqetësimi, jam takuar dhe biseduar me ata banorë të asaj pjese të Gurit të Drerit dhe them haptazi se nuk ka rreziqe” – siguroi Kryetari I Komunës së Strugës, Ramiz Merko./KLanMacedonia/