Ballina Lajme Maqedoni Merovë, banorët për një tretman mjekësor udhëtojnë me dhjetëra kilometra

Merovë, banorët për një tretman mjekësor udhëtojnë me dhjetëra kilometra

Mbi 500 banorë të fshatit Merovë të Komunës së Zhelinës detyrohen që të udhëtojnë rreth dhjetë kilometra rrugë për të marrë një injeksion apo qoftë edhe për të matur tensionin e gjakut. Kjo, si pasojë e mosfunksionimit të ambulantes së fshatit e cila edhe pse si objekt ekziston, brenda nuk ka asnjë lloj aparature por as mjek.

Ambulanta është ndërtuar gati gjashtë vjet më parë, ndërkaq sipas banorëve atë një pasi është promovuar, është mbyllur.

Nga Bashkësia lokale e këtij fshati thonë se kanë bërë disa herë kërkesë deri të Ministria e Shëndetësisë por asnjëherë nuk kanë marrë ndonjë përgjigje konkrete.

 

Ndërkaq nga Ministria e Shëndetësisë thonë se nuk ka mjek të interesuar që të punojë atje.

“Ne kemi filluar një masë preventive për zgjidhjen e këtij problemi dhe ajo është punësimi i mjekëve rural nëpër shtëpi shëndeti , dhe ne në njëherë ose dy në javë varësisht nga numri dhe mundësia e atyre mjekëve që janë të punësuar nëpër shtëpitë e shëndetit, mjeku rural shkon nëpër ato vende rurale dhe bën kontrolle , por kjo nuk është ajo që mund ti arrijë nevojat e qytetarëve ”, deklaroi Nasuf Ipçe, Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë