Në emër të Partisë Demokratike Shqiptare dhe në emrin tim personal ju uroj të gjithë besimtarëve të fesë islame festën e Kurban Bajramit, duke ju dëshiruar shumë shëndet, lumturi dhe mbarësi.

Kurban Bajrami është festë e solidaritetit dhe respektit të ndërsjelltë, andaj duke u udhëhequr nga fryma e kësaj feste të bekuar uroj që të vazhdojmë të kultivojmë vlerat tona fetare dhe kombëtare, duke punuar për të ardhmen e familjeve tona dhe kombit tonë.

Me respekt,

Menduh Thaçi
Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare