http://https://www.youtube.com/watch?v=vdfJ5YfKhv8&feature=youtu.be

Të nderuar vëllezër të nderuar motra Shqiptarë, ju që jeni prezent dhe ju kudo që jeni nëpër botë, 15 vite kaluan nga dita kur familja jonë e mori epitetin martir të kombit, e shendruam dhimbjen në krenari. Gjithmonë kemi dhënë kontribut dhe sa herë që ta kërkoj nevoja kjo familje përsëri do të jetë në mbrojtje të kombit. Edhe pse amaneti i të rënëve nuk u realizua, familja jonë do të vazhdoj të jap kontribut të veçantë në bashkimin e forcave intelektuale dhe politike për të krijuar klimë të përshtatshme bashkëpunimi mes Shqiptarëve. Nga ky 15 vjetor dua të përcjellë një mesazh për Shqiptarët në Maqedoni. Që nga sot të filloj angazhimi për mbajtjen e një kuvendi mbarëkombëtarë në Shkupin tonë, duke filluar nga akademik, profesor univerzitarë, organizata jo qeveritare, parti politike, veprimtarë të kombit. Nga ky kuvend të del nje definim i saktë i statusit juridiko-kushtetues të Shqiptarëve në Maqedoni. Njëherë e përgjithmonë ta dijmë saktë se çka kërkojmë, prej atij momenti të gjithë Shqiptarët e botës ta dinë çka kërkojmë ne dhe kur ta dijmë qëllimin tonë të gjithë do të angazhohemi për realizimin e saj. Kështu si jemi dhe si po veprojmë të ndarë jemi bërë qesharak edhe ndaj palës tjetër edhe ndaj faktorit ndërkombëtarë. Sigurisht se pas daljes së atij statusi nuk do të guxojë askush të shkelë mbi vijat e trasha të atij dokumenti.

Çdo premtim individual dhe grupor do të jetë vetëm një mashtrim i radhës. Uroj që ky mesazh i cili sot po del nga ky vend i shenjtë të shkojë në vesh të njerëzve që e duan kombin, u realizoftë amaneti i të rënëve për liri.

Lavdi….

©FOL