I ftuar në emisionin “10 Minuta” të TV 21-M , anëtari i kryesisë qendrore të Lëvizjes BESA, Kastriot Rexhepi edhe njëherë e konfirmoi mosinteresimin e Lëvizjes Besa për bashkëpunim opozitar me partitë tjera, sidomos me LR-PDSH dhe Unitetin. Ai madje ka ironizuar lidhur me takimin e përfaqsuesve lokal të partive opozitare të mbajtur para dy ditëve në Kumanovë, ku prezent ishte edhe njëri nga antarët e kryesisë qëndrore të Lëvizjes Besa, duke theksuar se vendimet për bashkpunim opozitarë i takojnë Kryesisë Qëndrore. Nëse është kështu, vërtet është për tu përshëndetur, por para disa ditëve nga Këshilli Opozitarë kishim reagime të ashpra dhe kërcënuese ndaj Lëvizjes Besa dhe se një e e drejtë e tillë i takon ekluuzivisht Këshillit Opozitar, ndryshe Besa do përjashtohet nga i njëjti. Edhe pse ky takim u mirprit nga opinioni i gjërë shqiptarë, si një veprim i vogël për një shpresë të madhe, për gjith ata që e shohin si domosdoshmëri bashkimin e opozitës, sot Lëvizja Besa me komunikatën e saj, duke ua atribuar të drejtën për të vendosur rreth bashkimit vetëm Këshillit Opozitar, ua humbi edhe njëher shpresat se vërtet janë dhe punojnë që ky bashkim realisht të ndodhë. Dilema që duhet sqaruar ngelet, se kush në të vërtet vendosë për këtë çështje?… Kryesia Qëndrore e Lëvizjes Besa apo Këshilli Opozitar?..