E martë, 15 Tetor, 2024
Ballina Teknologji Mësohet çmimi i BMW I8 Roadster

Mësohet çmimi i BMW I8 Roadster

Versioni kabriolet i BMW-së sportive hibride është prezantuar kah fundi i vitit të kaluar, ndërsa në shkurt 2018 në Lajpcig nisi prodhimi i këtij automobili ekskluziv.

Fillimi i shitjes së modelit i8 Roadster është përcjell me një galeri të pasur të fotografive.

Për motor përdoret kombinimi i 1.5 litra turbo-benzinë, elektromotorit dhe baterisë. Motori benzinë prodhon 231 kuaj fuqi, elektrik 143 kuaj fuqi, derisa forca e përgjithshme është 374 kuaj fuqi.

BMW i8 Roadster nga 0 deri 96 km/h arrin për 4,4 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale elektronike është e kufizuar në 250 km/h, transmeton KosovaPress.

Vetura ka pesë mënyra të vozitjes: Comfort, Sport, Eco Pro, si dhe mënyrën elektrike Comfort dhe Eco Pro.

Shitja nis zyrtarisht në maj dhe çmimi në Gjermani është rreth 155.000 euro.