Leo Messi është shumë i lumtur që ka fituar Topin e Artë.

Ylli i Barcelonës, Leo Messi është shumë falënderues ndaj futbollit dhe të gjithë atyre që kanë qenë pranë tij dhe e kanë mbështetur atë.

Ai po ashtu tha se këtë trofe dëshiron të ua dedikoj të gjithë atyre që e kanë ndihmuar në sukseset e tij.

Më poshtë mund të lexoni mesazhin e plotë të Leo Messit:

“Në një ditë si kjo do të doja t’i thoja faleminderit futbollit, sportit në të cilin rashë në dashuri që i vogël dhe vazhdoj të jem verbërisht i dashuruar në të. Faleminderit futbollit për ditët e lumtura, eksituese, golat dhe fitoret. Po ashtu faleminderit edhe atyre netëve që kam vuajtur, frustruar dhe humbur, pasi të gjitha këto më kanë ndihmuar t’i vlerësoj edhe më shumë momentet e mira. Faleminderit futbollit dhe të gjithë njerëzve afër meje, të cilët më kanë mbështetur çdo ditë, familja ime, shokët, bashkëlojtarët, tifozët. Të arrish këta tituj individual nuk do të ishte e mundur pa punën kolektive. Kjo është arsyeja pse dëshiroj që këtë trofe të ua dedikoj të gjithëve, nga i pari deri tek i fundit. Dhe ky është sporti i mrekullueshëm i quajtur futboll”.

messimesazh mesi