Mevludin Memedi (majtas në foto) është ekspert i informatikës nga fshati Sllupçan i Kumanovës dhe tani është kyçur në një projekt revolucionar në Suedi për kontrollim të simptomave të sëmundjes së Parkinsonit përmes teknologjisë celulare.

“Unë me koleget e mi ne Univerzitetin e Örebros kemi fituar nje grant prej 350 mij euro per nje projekt 3 vjecar ku une do jem kordinator i projektit. Ideja eshte qe te hulumtohen mundesite se si nje sistem i bazuar ne teknologjit mobile mundet te ju ndihmoj pacientave me Parkinson ne menaxhimin e simptomave te tyre. Sistemi do mbledh informata te ndryshme per pacientat si p.sh. simptomat motorike qe do maten me sensora te ndryshem, doza dhe koha e dozimit dhe nje modul ku pacientat do mundet ti shohin keto te dhena ne menyr vizuale. Si pjese e projektit do jete edhe nje studim klinik ku pacientat do e perdorin sistemin dhe do analizohen efektet e tij ne permiresimin e jetes se perditshme te pacientave”, deklaroi Memedi për Gazetën Lajm. Ky studim do behet ne bashkpunim me dy klinika spitalore ne Örebro dhe Uppsala, shton Memedi.