Koordinatori i grupit kuvendar të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski deklaroi se partia e tij mban qëndrimet e njëjta rreth zgjedhjeve.

“Data që u propozua nga Zaev, realisht dhe fizikisht s’mund të realizohet”, thotë Micevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, interes shtetëror është që të kemi datë për zgjedhje ku nuk do të rrezikohet shëndeti i qytetarëve, kur do të ketë zgjedhje fer dhe të vëzhguara nga vëzhguesit, dhe se kjo momentalisht është e parealizueshme.

Ai nuk pajtohet me deklarimet e Qeverisë se situata është nën kontroll.