VMRO-DPMNE do ta formon Qeverinë e re të Republikës së Maqedonisë, dhe kjo do të jetë fitore për qytetarët me të cilët së bashku do të përpiqemi për një të ardhme më të ndritur, për stabilitet ekonomik, për paga të sigurta për qytetarë, për mundësi të barabarta, thotë kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një intervistë për portalin “Republika”, transmeton Zhurnal.

“Në periudhën e kaluar u përqëndrova në konsolidimin e partisë dhe kjo do të vazhdon edhe në muajt e ardhshëm. Fotografia për VMRO-DPMNE-në po ndryshon, ne jemi një parti moderne e bazuar në tradidat e forta të këtij vendi dhe me pamje bashkëkohore për ardhmërinë”, shprehet Mickoski.

Ai shton se në periudhën e ardhshme do të votohet Këshilli i Komitetit Ekzekutiv dhe do të formohet edhe ekipi i Këshilltarëve ku sipas tij do të ketë edhe njërëz me eksperiencë ndërkombëtare.

Mickoski mes tjerash thotë se ka mardhënie korekte me ish kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, edhe pse siç thotë ai, ka shumë kohë që nuk janë takuar.