Qytetarët kanë besimin më të madh te Hristijan Mickoski si politikan. Këtë e tregon sondazhi i fundit i IPIS.

Në pyetjen se “cilit politikan i besoni më shumë”, rreth 16,2 për qind të qytetarëve janë përgjigjur se është Mickoski, ndërsa në kryeministrin Dimitar Kovaçevski, besojnë vetëm 8,7 për qind e të anketuarve.

Nga IPIS thonë se anketa e shkurtër telefonike është kryer midis 4 dhe 6 majit, ndërsa janë realizuar anketa me gjithsej 1111 persona në mbarë vendin. IPIS thekson se hulumtimi sondazhi është realizuar me interval gabimi prej +/- 3 për qind, për shkak këtë shkak të gjitha rezultatet e paraqitura në raport mund të variojnë në këtë interval.