Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në konferencë për shtyp tha se “emri është i madh, kjo është Maqedonia, secili nga ju tha se referendumi nuk kalon”.

Sipas tij Zaevi pësoi disfatë ndërsa Maqedonia fitoi.

“Është fakt se marrëveshja me Greqinë nuk fitoj mbështetjen, nga populli, i cili është pronar i shteti tregoi ndërgjegje” tha Mickoski duke thënë se qytetaret dhanë mesazhin e tyre përmes abstenimit apo bojkotimit te referendumit, tha Mickoski.

“Identiteti ynë është maqedonas, gjuha është maqedonase, pasardhësit tanë janë maqedonas dhe kështu edhe gjeneratat e ardhshme do të jenë maqedonas, andaj ju jam mirënjohës për këtë”, deklaroi Mickoski.

Ai shtoi se populli është i forte dhe se nuk e kane ndaluar as thirrjet e drejtorëve as kërcënimet dhe maltretimet e qytetarëve.

Mickoski akuzoi “qendrat për thirrje” te qeverisë të dalin në votime, duke thënë se do të jepet përgjigje për secilin veprim.

Do të përgjigjen, sipas Mickoskit, edhe drejtorët edhe Kryetarët e Komunave për presionet që ju kanë bërë qytetarëve, ndërsa OBRM-PDUKM-ja mbetet në krah të popullit./Telegrafi/