Shkruan Prof. Dr. Arta Toçi

Në periudhën kur 29 vende anëtare duhet te bëjnë ratifikimin e Protokollit për Aderimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, Shqipëria këtë e bën si vend i tretë që i jep përkrahje vendit fqi.

Kjo përkrahje është e netyrshme sepse me këtë akt, Shqipëria do e përkrahte vullnetin e popullatës shqiptare në këtë shtet e cila tradicionalisht ka konsideruar se afrimi me perëndimin don të thotë largim nga lindja.

E dyta, Shqipëria me këtë akt, vazhdon me përkrahjen e bërë ndaj Maqedonisë së Veriut ashtu siç bëri me njohjen e vendit me emrin kushtetues dhe shumë raste tjera që dëshmojnë për vullnetin e mirë për një fqinjësi kohezive ne këtë rajon të trazuar.

Kjo ngjarje, para syve të opinionit, mori trajtën më të shëmtuar që një parlament mund t’ia bëjë vendit të vet. Duke pasur parasysh se kjo seancë ishte thirrur për një ngjarje proptokolare në të cilën kishin të ftuar nga vendi fqi, çdo reagim i cili del jashta kornizave të protokolit është i shëmtuar, i pavend dhe injorues ndaj vullnetit të bashkombasve të tyre jashta kufive.

Shfrytëzimi i ketij momenti si uvertirë në ‘ngjarjen e madhe’ të ditës së nesërme është sa fyese për ne, aq më denigruese për ata të cilët e kishin harruar një tipar të shiptarëve, e kjo është mikpritja! Në sallë kishte mysafir të ftuar të cilët i vendosën në poziten e priftit tek po dëgjon rrëfyesin se cili nga ata ishte më i keqi. Harruan se këta mysafir kishin ardhur te rrëfehen vetë.

Rrëfimin dhe baltosjen e vendit e kanë shenjë identifikuese edhe në takimet dhe konferencat me karakter politik në të cilat marrin pjesë vendet e Ballkanit perëndimor nën udhëheqjen e vendeve te BE-së. Janë këto vende të cilat sjellin ide dhe specifika për zgjidhjen e problemeve në periudhat e paskonflikteve etnike.

Edhe pse Shqipëria dallon nga vendet e ish-Jugosllavisë, primatin e marrin ata të cilët harrojnë se në këto takime nuk mund ta baltosin vendin ashtu siç e bëjnë në parlamentin e vendit të tyre.

Harrojnë se jo të gjithëve u intersojnë detajet e mëhallave te Shqipërise. Harrojnë se opozitë janë në vendin e tyre ndërkaq qe kur dalin jashta Shqiperisë, ata janë shqiptarë, njësoj si pozitë ashtu dhe opozitë. Harrojnë se një opozitë tjetër në sallë ka halle shumë më të mëdha por gjithçka tjetër është e parëndësishme krahasuar me nevojën për të sharë, baltosur dhe fëlliqur gjithçka që është shqiptare. Harrojnë se në ato salla ka edhe disa shqiptarë tjerë të cilët ndjehen keq me frazeologjinë poshtëruese për vendin e shpresës së madhe.

Në Parlamentet me shumicë shqiptare, mikpritja, besa e Kanuni po zëvendësohen me ngjyra stilografi, me vezë e me gaz lotsjellës. Burrat si Avni Rustemi sot janë burra që shajnë nënat, gratë, motrat dhe tërë fisin e gjinisë femër, madje mburren se i njohin të gjitha ato.

Edhe 26 vende tjera do e ratifikojnë Protokolin për Aderimin e Maqedonisë në NATO, por jam e sigurt se asnjë tjetër si Shqipëria sepse i zgjedhuri i popullit në ato vende ka për detyrë që vendin e vet t’a përfaqesojë denjësisht duke shprehur në këtë mënyrë respekt ndaj atyre që e kanë zgjedhur.

Deputetët e Parlamentit shqiptar bënë gabim të pariparueshëm dhe na e bënë me dije se më kot vazhdojmë të shpresojmë!