Shkruan Arianit Xhaferi

Sa dimë realisht të bëjmë një DITË ZIE ne në Maqedoninë e Veriut?! Sot pata rastin të jem në disa kafene dhe lokale të ndryshme në Tetovë për kafe, për takime, për punë… Në disa prej tyre nuk kishte muzikë fare, në disa instrumentale të rënda dhe muzikë zie, në disa vlonte muzika e hareshme, në disa tallava e hiphop… Feridja s’mund të mungonte nga televizori as sonte, me siguri dhe serialet tjera turke kanë qenë hit dhe top temë që nuk i kam hasur unë nëpër kanalet tona televizive. Mendoj se si qytetarë s’jemi shumë të edukuar për të respektuar me dinjitet jetët e shuara… Nuk e di, uroj të mos kemi arsye më të mbajmë zi – por është ndjenjë shumë e keqe ta mendosh se një kafeteri apo një bar s’mund të bëjë nja dy ditë pa dum-dumet monotone të estradës :/ apo pa Feriden e llumet tjera të telenovelave të kota!
Mund të jem gabim në gjithë këtë që po them, por më është mbushur shpirti mbrëmë dhe sot nga kjo tragjedi dhe nuk duroj të shoh kështu krize morale tek njerëzit tonë!