Gjatë javës së kaluar në Maqedoni janë regjistruar më shumë se 2000 raste të reja nga të prekurit nga gripi, ky numër gjatë javës së kaluar është rritur mbi 80% duke krahasuar me një javë para që ishin të regjistruar afërsisht 1200 raste nga të prekurit nga gripi.

Numri më i madh i të prekurve nga gripi janë evidentuar nga të gjitha moshat duke filluar nga 15-64 vjet, ndërsa koncentrimi më i madh i të prekurve nga gripi është regjistruar tek fëmijët nga 1 deri në 4 vjet.

Sipas statistikave nga Drejtoria për shëndet elektronik, janë vaksinuar përafërsisht 20.000 persona, kundër gripit sezonal.