Ish zv.ministri i policisë në periudhën e montimit të rastit “Monstra” dhe mik i afërt i njeriut të parë në DSK Sasho Mijallkov, Xhelal Bajrami, është emëruar Prokuror Publik, shkruan Fakte.net. Prokuroria Publike si dhe Gjykata themelore së fundmi janë detektuar nga faktori ndërkombëtarë si institucione plotësisht nën ndikim të partive në pushtet, gjë që është e patolerueshme për një shtet me aspirata euro integruese dhe që shkon në kundërshtim të plotë me demokracinë.

Nuk bëhet e ditur nëse edhe ky emërim i Xhelalit është bërë si propozim apo me mbështetje të VMRO-së apo partnerët e qeverisë bashkarisht e kanë emëruar.