Milaim Zeka nga Nisma për Kosovën, përmes një statusi në Facebook ka thënë se Kadri Veseli nuk duhet të kandidojë për kryetar Kuvendi për hire të Kosovës.

Ai thotë se Veseli mund ta marrë këtë vendim po qe se nuk konsultohet me Hashim Thacin.

“Po Kadrise i takon te leshoj pe per hire te Kosoves. Te qenurit kryetar i Parlamentit, ashte bash si nje moderator i nje programi televiziv. Eshte pune koti per nje shtet abnormal, dhe per nje Parlament, qe eshte shenderruar ne fushe gladiatoresh”, ka shkruar Zeka në Facebook.

Ja postimi i plotë i Milaim Zekës:

Po te isha Kadri Veseli, nuk do te kandidoja per Kryetar Parlamenti

Eshte seanca e pare e Parlamentit, pas zgjedhejeve te zorit qe u mbajten kohe me pare. Gjendja politike eshte teper e rende. Gjendja ekonomike-e jashtezakonshme. Jemi kthyer ne piken Zero te vitit 1999-2000!

Njeriu i vetem i cili mund t i zhbllokoje proceset, eshte Kadri Veseli. Puthadore, lajkatare e bythelepires, bashke me dashamiret e Serbise, po me duket po i shoh rrotull tije, duke u cacitur sikur te ishin bere kaps, duke i thene: “Shef vetem Ti, dhe askush tjeter. Zoti nalte, Ti poshte. Mos lesho pe”!

Po Kadrise i takon te leshoj pe per hire te Kosoves. Te qenurit kryetar i Parlamentit, ashte bash si nje moderator i nje programi televiziv. Eshte pune koti per nje shtet abnormal, dhe per nje Parlament, qe eshte shenderruar ne fushe gladiatoresh.

Nese Kadri Veseli e bene kete sakrifice, ai do ta deshmoje se e don Kosoven me shume se veten. Do ta deshmon se ka menduar seriozisht per me ba Ramushin kryeminister. Do ta deshmoje se kush jane argatet e Serbise ne Parlament!

Kete mundet me ba vetem nese nuk konsultohet me Hashim Thaçin. Kete mundet me ba nese e kupton kete mesazh qe po ja shkruaje qe eshte ma i sinqert se çdo keshilla e matrapazave te tjere.

Populli thote: Qite doren ne zemer, mendo per vete, pastaj fol e vepro. Kete shkrim e kam ba me dore ne zemer, per hire te Kosoves, jo timen, jo te Kadri Veselit!!!