milazim krasniqi

Ngjarjet e fundit në Shkup i ka komentuar edhe publicisti Milazim Krasniqi, i cili thotë se këto trazira janë dëshmi e qartë se me çfarë rreziqesh e ballafaqojnë udhëheqësit e papërgjegjshëm shoqërinë dhe shtetin. “Të tillët, si presidenti maqedonas Ivanov, në vend se të gjejnë zgjidhje të drejta, krijojnë probleme të reja, me çka i rrezikojnë jetët e qytetarëve dhe stabilitetin e shtetit që drejtojnë. Ku është parë që presidenti, që duhet të jetë simbol i unitetit, të amnistojë kriminelët, para se të dalin në gjyq?”.

Ndërsa për BDI-në thotë që është përgjegjëse për rritjen dhe monstruimin e VMRO-DPMNE-së.
“Shqiptarët në Maqedoni duhet të ruhen nga loja e BDI-së, e cila jo vetëm që e ushqeu kaq gjatë monstrumin antishqiptar VMRO-DPMNE, por mund të përpiqet ta arsyetojë edhe Ivanovin dhe më vonë ta kthejë në pushtet Guevskin me kompaninë e tyre kriminale”, – shkruan Krasniqi.