albania switzerland

Tifozet shqiptare kanë impresionuar botën sportive me paraqitjet e tyre në ndeshjen e kampionatit europian Shqipëri – Zvicër, e cila përfundoi me fitore minimale të “zvicëranëve” 1-0.

Gjatë ndeshjes, mediat kanë drejtuar objektivin e kamerave dhe fotoaparateve nga tifozet shqiptare të cilat kanë qenë të maskuara me ngjyrat kombëtare Kuq e Zi. “Shqiptarët paskan qenë europian”, ka shkruar njëra nga mediat më prestigjioze britanike telegraph, duke selektuar disa nga fotografitë më të bukura të tifozëve shqiptar.

Pjesëmarrja e kombëtares në këtë kampionat europian të futbollit, ka ndikuar tejmase në përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në botë dhe opinion, duke u cilësuar si komb paqëdashës, kombëtar dhe të organizuar, por nuk kanë munguar as komplimentet e shumëta të mediave dhe gazetarëve në drejtim të paraqitjes së tifozeve shqiptare, duke thënë që shqiptarët janë komb i bukur dhe europian.

Edhe paraqitja e kryeministrit shqiptar, Edi Rama kanë qenë mbresëlënëse në sytë e diplomatëve të pranishëm në ndeshjen futbollistike Shqipëri – Zvicër.

Ndërsa mediat spanjolle kanë shkruar që kjo është “krenaria shqiptare, pas përjashtimit të Canës, shqiponjat shfaqin krahët dhe luftojnë për të barazuar ndeshjen”./FOL.mk

albania switzerland1

albania switzerland2

albania switzerland3

albania switzerland4

albania switzerland5

albania switzerland8

albania switzerland.7