Rikthimi i vlerave dhe meritokracisë në institucionet shtetërore mbetën vetëm deklarata boshe të kryeministrit, Zoran Zaev.

Analistit Naser Zymberi thotë se, qeveria aktuale nuk po jep shenja se është duke punuar për de-partizimin e institucioneve shtetërore.

„Drejtorët e shkarkuar kjo qeveri i zëvendësoi me kuadro partiak edhe atë militant tipik të partive të cilët shpesh herë nuk i plotësojnë as kriteriumet bazë. Mendoj se kjo është vazhdim i një praktike të cilën VMRO-ja e e kishte realizuar në mënyrë të përsosur. LSDM-ja dhe shumica e re parlamentare duhet të dallohen në shumë cështje, duke përfshirë këtu edhe politikën kadrovike.

Ai thekson se është e pa pranueshme që ushtarët partiak të zëvendësohen me të njëjtit lloj.

“Mendoj se ky trend është i motivuar në prag të zgjedhjeve lokale. Qëllimi është të kënaqen dëshirat e sa më shumë ushtarëve partiak për të arritur rezultat më të mirë zgjedhor. Sigurisht një lëvizje e tillë është në dëm të cilësisë, ekspertizës dhe kompetencës së udhëheqësve të lartë shtetëror të cilët duhet të drejtojnë organe të rëndësishem të shtetërore”, thekson Zymberi.