Nga Medai SHAHOLLI

rrëfenjë nga Tetova

Kështu duket një militant i mërzitur nga DUI këto ditë pranë një pellgu me ujra të qelbura të kënetës së madhe integriste.

Bretkoca militante nga DUI është mërzitur sepse ditën e diel do të ketë protesta para selisë së tyre, ku në të cilën do kërkohet largimi i integristëve nga pellgu dhe bataku i qelbur i strofullës së tyre që ka ngritur DUI në Reçicë.

Luten pjesëmarrësit që ditën e diel të jenë të shumtë në numër për t’i dhënë një mesazh gjarprinjve dhe bretkocave integriste se nuk do ketë më vend për ta në istikamet e pellgut të qelbur DUI.

Ata nuk kanë vend në Tetovë dhe asgjëkundi tjetër në mjediset shqiptare, me ç’rast pellgjet me ujë të qelbur duhen tharë dhe bonifikuar si lokacione ndërtimi dhe zhvillimi.
Të dielën bretkosave dhe gjarprinjve integristë do t’u bëhet thirrje për t’u zhdukur nga selia e tyre nga Reçica, për t’u shporrur në ndonjë strofull të re pranë VMRO-së apo SDSM-së.